*Magnify*
SPONSORED LINKS
Printed from https://www.writing.com/main/view_item/item_id/1271636-Filozofi
Rated: · Essay · Religious · #1271636
An exellent essay it declares the human religion and spirit caracter.
Artikulli 1

Me larte se njeriu......


Ajo c'ka jemi askush nuk e shikon,ajo qe shikojme s'eshte ajo c'ka jemi

Pra,ndoshta eshte ky nje citim qe do ti shkonte per shtat filozofise njerzore,shprehja ne te cilen perfshihen me se miri vlerat materialiste dhe interesat perfituese qe dominojne sot boten dhe ajo qe jemi ne te vertete s'ka rendesi pasi te tjeret nuk nanjohin nga 'une jam' por na respektojn per 'une kam'.Mosnjohja e plote e karakterit dhe personalitetit tend nga vetja jote pasi egoja kalon cdo cak 'une kam' i kalon te gjitha kufinjte realizohet pavaresisht nga menyra se si...Eshte ai qe ben ndryshime ne vlerat tona jetesore nese ende ekzistojne te tilla dhe qe perben ne kete kohe arsyen e ekzistences.Egoizmi yt kalon cdo kufij dhe keshtu struk personalitetin tend te vertete ne nje skut te erret ne brendesi te qenies tende ne nje brendesi ku as ti vete nuk e shikon.Do te na quanin enderrimtare ne me te miren e rasteve ndoshta edhe te cmendur nese do te besonim ne nje bote perfekte...Por,nese thjesht do te pushonim se kerkuari arsyen e ekzistences tone te mendonim per te realizuar misionin tone jetesor do te mjaftonte per te na cliruar nga nje pyetje nga nje mundim,do te mjaftonte te na hiqte barren e kesaj fjale madheshtia e se ciles ka vrare miliona njerez:Sundim...Nese thjesht do te mund te njihnim vleren ndijemore te privimit te prvonim interesat personal idete e perfitimit dhe mendimet per sundimin mbi gjithcka mbase dicka do te ndryshonte per ta bere kete bote me te jetueshme.

-Arritja e nje qenie perfekte eshte shume larg nga njeriu njeriu perfekt qe te gjithe enderrojme eshte ende larg...Njeriu perfekt do te ishte i afte te vinte nje interes global mbi interesin personal.Nietzsche ne vepren e tij "keshtu foli Zarathustra" teksa flet per mbinjeriun shtron nje pyetje:-E c'eshte majmuni per njerine?-Nje objekt tallje vazhdon nje turp i dhimbshem,tamam keshtu-vazhdon Nietzsche-duhet te jete njeriu per mbinjeriun:objekt tallje,turp i dhimbshem.Nese do te bejme nje koment njeriu eshte nje faze tranzitore ndermjet majmunit dhe Mbinjeriut.Dy gjerat qe nuk i gjen ne asnje prej ketyre dy fazave por vetem tek njeriu jane:interesi,perfitimi ne baze mashtrimi,kerkimi i vazhdueshem per sundim.

-Lumturia rralle here gjendet ne kete jete te mbushur kryesisht me sprova por nuk eshte kjo arsyeja per ti dhene fund ekzistences.Te perpiqemi te gjykojme mbi kete:Perfitimi me kufinj,Shpirt,Ndergjegja:Tre koncepte qe na tregojne se cdo e mire e jetes eshte ne brendesine tone.Te perpiqemi te gjejme celesin:
Mos genje dhe as mos ji 'engjellor',Mos dysho dhe mos beso verberisht,dashuro veten dhe mos urre te tjeret...Nese ti nuk i respekton keto parime do te braktisje te gjithe boten,krijo respekt ndaj tyre dhe ndoshta gjen celesin e lumturise tende.Lumturia nese nuk jemi te afte ta arrime kete stad atehere mund te provojme qe si nje femije te kenaqemi me pak me defrime te momentit dhe kenaqesive qe te na afrojne sado pak me nje stad me te larte se njeriu...


.........Shpirti dhe Ndergjegjia kunder Egoizmit

-Shpirti yne ajo pjese e brishte e trupit e cila udhehiqet jo nga mendja por nga egoizmi.Shpesh shpirti ne nje shtjellim subjektiv na perngjet me nje revolucionar i etur per lirine e tij qe bie ndesh me nje shtet te fuqishe 'egoizmin' i cili me fuqine e tij e mbyt nese fjalet e tij bien ne kundershtim me interesat personal.Ndoshtja ndjenjat nuk mund te shprehen dhe shpirti yne nuk flet dot i lire i pandikuar nese egoizmi nuk mposhtet nese nuk gjendet nje shteg shpejt per shpirtin ndoshta per te eshte fundi liria per te eshte oksigjeni qe pershkon trupin pa te nuk mund te jetoje,pra per shpetimin e shpirtit per kalimin drejt nje jete me te mire na duhet fuqia per ti thene 'jo' perfitimeve personale me anen e egoizmit.Shpirti yne ne rrugen e tij me mijera pengesa perpiqet qe te ndal te madhin 'egoizem' i cili ne pranine e shpirtit luan rolin e superiorit...rolin e dominuesit...E verteta eshte krejt tjeter...Si cdo pjese njerezore edhe egoizmi shpesh eshte i dobet.Dobesia e tij e ka emrin frike.Ai trembet nga frika e tij,nuk e duron dot ate,i zihet fryma.Frika e tij e ka emrin 'ndergjegje'.Ne kete menyre ai stepet dhe ka tendencen per tu fshehur dhe shpetuar nga kjo ndergjegje.Ndergjegja na perngjet me nje ushtar te fundit te mbetur nr loje per te ndaluar egoizmin sidoqofte nje ushtar me shtrirje te kufizuar kunder nje perandoria te fortifikuar.Aleatja e tij e vetme eshte me e dobet se ai vete:shpirti.Nderggjegjia mundesia e fundit qe shpirtit ti kthehet liria e munguar;mundesia e fundit qe ne mushkerite e tij te depertoje ajer i paste...Dhe megjithate ndergjegja ndoshta eshte ne kohe...Ne nje shtjellim na ngjan me nje njeri i cili eshte zgjuar tashme jo shume heret,por ende ne erresire ne nje kohe kur gati te gjithe jane ne gjume ose ne rastin me te keq kur sapo kane filluar te flene.Ndergjegjia mund te jete nje arme per te zhdukur egoizmin por duket se armatimi i ketij te fundit eshte i pashkaterrueshem.Sot i gjithe karakteri njerezor eshte egoist,egoizmi eshte karakteri vete.Karakteri duke pasur ndergjegjen humbet ndergjegjen shpresat e se ciles per triumf nuk jane shuar ende pot te mbahesh me shprese mund te jete ireale...Terri nuk eshte drite,iluzionet e gabuara nuk qartesojne,te jemi optimiste nuk na ben real.


Besimi dhe filozofia e vertete njerezore......


-Ateizmi eshte besimi qe sundon sot.Ateizmi eshte besimi i njerezve qe kerkojne vazhdimisht nje pse dhe i njerezve qe duan sundim mbi gjithcka,besimi i njerezve aq egoiste sa nuk pranojne nje fuqi me te madhe se ajo e tyre...Edhe nese ata perpiqen tebesojne eshte karakteri i tyre qe nuk i le,prandaj me kot perpiqen se nuk mund ta arrine kurre dicka te tille.Njerez qe jetojne ne nje univers perfekt jetojne nje jete dhe ende vazhdojne te pyesin:pse?Libri i tyre i shenjte e shte cdo gje qe ka nje fillim dhe nje mbarim cdo gje qe eshte e shkruar dhe e provuar cdo gje tjeter per ta nuk vlen.Ata thone se jetojne te lumtur por pse atehere nuk e njohin besimin?ja u them une pse lumturia mund te ndihmoje ne krijimin e nje imazhi sa me te mire;lumturine e perdorin si municion per armen e tyre te madhe:egoizmin.E perdorin lumturine per te thene se bejne nje jete me te mire se te tjeret,por nje jete ku nuk jeton mrekullia.Nuk besojne ne fuqite e mbinatyrshme nuk arrin ti konceptojne ato pasi ato nuk jane te shkruara presin qe ti prekin kur ne fakt hyjnorja eshte dicka krejt tjeter.Hyjnorja banon ne nje drite,ku nuk te con asnje rruge,ai qe nuk behet drite nuk do ta shohe ate ne perjetesi.Nuk besojne ne jeten e pertejshme pasi perkufizimi i tyre eshte i gabuar ketu edhe fete shpesh gabohen:Jeta e pertejme eshte jeta e shpirtit trupi yne vdes ndersa shpirti jeton.Nuk ak parajse apo ferr.Cdo e mire ne jete nuk behet per nje shperblim cdo virtyt sherben ne personalitetin tend.Per te njohur hyjnoren mjafton te largohemi nga bota e kufizuar shqisore per tu futur ne nje bote besimi qe rrethon globin.Shqisat tona pengojne qe shpirti yne te behet drite....Artikulli im nuk eshte nje predikim po theksoj se per te njohur mbinjeriun na duhet nje sforco per te privuar disa gjera qe ne kohet e sotme perbejne arsyen e jeteses dicka qe sot nuk jemi te afte ta bejme.Une nuk po predikoj privimin nga gjithcka?-Ne nuk jemi te afte te privohemi nga te mirat materiale askush smundet por a mund te behemi pak me zemergjere?-Asnje ose ndoshta fare pak jane te afte te bejne dicka te tille por persa kohe jemi te paafte pse te kerkojme dicka perfekte...
-'Jetojeni c'do dite si te ishte e fundit' Ndoshta eshte nje filozofi e gabuar ne baze te kesaj filozofia jetesore predikon jetimin e jetes ne maksimum pra nje jete perfekte-e pamundur...nje jete e bukur por shume materialiste.Ne baze te kesaj nese mund te beja nje korigjim ndoshta me mire filozofia do te ishte:'Jetojini cdo dite si te jete e para' te jetoje jeten me pafaqesine e heres se pare kur erdhem ne jete'me perkushtimin dhe deshiren per te mesuar gjithcka mundim ky qe arrin deri ne momentin kur kerkojme sundimin per gjithcka.Nje jete ne harmoni me natyren nje filozofi ku:Te dehesh me veren e jetes.Te duash qiellin si zog,pyllin si nje pjese etij,shkembinjte si nje shqiponje,barin si nje lepur,qartesine e ujit si peshk.Te ushqejme nje dashuri meshireplote dhe te shenjte per gjithcka qe jeton lind rritet dhe vdes.....

EROLD ZGURO(12 Prill 2007)


© Copyright 2007 professor (eroldi at Writing.Com). All rights reserved.
Writing.Com, its affiliates and syndicates have been granted non-exclusive rights to display this work.
Printed from https://www.writing.com/main/view_item/item_id/1271636-Filozofi